Nermin Vlora

Nermin Vlora, Falaski

Nermin Falaski Vlora, lindi më 18 prill të vitit 1921 është shkrimtare dhe studiuese shqiptare. Ajo kreu studimet e larta për shkencat juridike në universitetin e Sienes në Itali, ndërsa u dekorua për gjuhësinë e krahasuar. Njohëse e disa gjuhëve të huaja dhe studjuese erudite, numëron mbi 35 vëllime poetike, romane, studime, etj. Me rëndësi për kulturën shqiptare është studimi “Lashtësia e gjuhës shqipe –sipas dokumenteve epigrafike nga Egjeu deri në Atlantik”. [redakto] Veprat letrare Ndër veprat e tjera të saj, përmendim : “Zotërimi i kohës” “E nesërmja e kohës” “Kujtimet e Ismail Qemal bej Vlorës” “Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët”

12.2.11

Nermin Vlora ndez Preshevën 02 December 2010

Nga Zenepe Luka
400 gra intelektuale nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Gjermania, Italia, Presheva e Bujanoci, mbajtën Kuvendin e 9-të të gruas shqiptare mbarëkombëtare.
  Ëndërra e Ambasadores së Kombit Nermin Vlora Falaschi, për të mbajtur një Kuvend të grave intelektuale në Preshevë, u bë e mundur në prag të 28 Nëntorit,  festës së Pavarësisë, njëherësh dita e 6 vjetorit të ndarjes nga jeta të shqiptares së madhe, mbesës së Ismail Qemalit.
Ëndërra e saj, por edhe e gruas shqiptare nga të gjitha trevat, janë bërë realitet, kur kryetari I Komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa, I ka thënë po, kërkesës së Fpndacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”.
  Pregatitja, ankthi për marrjen e vizave.
  Ishin të jashtëzakonshme kërkesat e grave intelektuale për tu bërë pjesë e një Kuvendi të madh në Preshevë, por lista u fiksua me numurin 25.Mikpritja në Ambasadën serbe në Tiranë, ishte një shkak më shumë për të menduar se do të jepej viza për në Serbi, por vonesa deri në tre ditë para nisjes, na mbajti në ankth.Një protestë përpara Ministrisë së Jashtme në Tiranë, një peticion dërguar Ambasadorit shqiptar në Beograd, z. Shpëtim Caushi, që nuk dha asnjë kontribut dhe jot ë mendohej se do të merrte pjesë në këtë Kuvend Mbarëkombëtar të gruas intelektuale shqiptare, presioni I kryetarit të Komunës Preshevë z. Ragmi Mustafa praën Ministrisë së Jshtme Serbe dhe përgjigjia e tij se: Kuvendi do të bëhet edhe sikur jut ë hyni në Preshevë nga mali, bënë të mundur që 72 orë përpara se të bëhej nisja, Ministria e brendëshme e Serbisë, të jepte OK, për ardhjen e delegateve nga Shqipëria..
  Nisja, qëndrimi në Strugë dhe telashet në pikën e kalimit kufitar në Preshevë.
  Më 20 nëntor u bë nisja nga Tirana për në Preshevë.Në  autobuzin që drejtohej nga Miri, përvec delegateve, personalitete të artit dhe shkencës, sikurse ishin artistet e Popullit Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Vitore Sallaku, Dr. Makbule Ceco, dr.Afërdita Stefani, Silvana Brace, udhëtonin edhe të ftuarit Skënder Sallaku Artist I Popullit, iluzionisti Nadir Murra ardhur nga Italia si dhe kryetari I bashkisë së Fierot Baftjar Zeqo.
Në Strugë, kryetari I bashkisë Ramiz Merko, priste delegatet për të bashkëbiseduar për ditën e shënuar 102 vjetorin e Kongresit të Manastirit, që shoqërohej me veprimtari të shumta.
Bashkë me mikpritjen dhe bujarinë e Strugës, muarëm me vehte edhe intelektualet delegate që përfaqësonin gruan shqiptare të Maqedonisë, që kryesoheshin nga zonja Shpresa Metko.
  Telashet në kufi.Ndihma e policeve shqiptare dhe oficerit simpatik nga Presheva, i vetmi që punonte me serbët.
  Qëndrimet në pikat kufitarte janë të natyrshme, vecanërisht kur udhëton në grup, porn ë udhëtimin tonë drejt Preshevës, u duk qartë një vonesë e pajustifikueshme.Hyrjet e dljet nga autobuzi, sqarimet që kërkonim në gjuhën shqipe, nervozonin më tepër policët e doganës në Kumanovë dhe Presheveë, o sin ë vajztje ashtu edhe në kthim.
Duke trokitur zyrave të doganës në pikën e kalimit në Kumanovë, takuam policen  bjonde, të bukur dhe të qeshur, banore e Kumanovës.Ajo na thotë se kishte 10 vjet që punonte aty, ishte specializuar në Hollandë dhe se detyra e saj ishte të kontrollonte pasaportat e udhëtarëve që kalonin këtë pikë kufitare.Ajo mori përsipër të jryente veprimet pa vonesa për gratë e ardhuira nga Shqipëria, që sikurse u shpreh ajo, ndjen mall dhe krenari që sheh për herë t65ë parë artistet e mëdha, që I kam parë vetëm në filma.
Me tufën e pasaportave në duar ajo “vulosiu” kalimin tonë nga pika e Kumanovës, pas një kohe të gjatë pritjeje.
         Vonesa prej 2 orësh  në pikën kufitare të Preshevës, i pa evitueshëm..
  Sidoqë, të hyje në teritnor në teritorin serb ga Maqedonia, kishte më lehtësi, pasi nga Kosova, ishte e pamundur, përsëri vonesa në këtë pikë kufitare, zgjati dy orë.Tek policët serbë nuk ndikoi aspak as ardhja e përfaqësuesve të Komunës së Preshevës, që prisnin të na shoqëronin gjatë rrugës për në Preshevë, as telefonatat e kryetarit të Komunës z. Ragmi Mustafa, që kish nxjerrë mijëra qytetarë, gra, burra dhe të rinj e të reja për të pritur me këngë e valle pjesmarrëset nga të gjitha vendet e ballkanit.
Përsëri, ankesa jonë në gjuhën shqipe, se përse po vonohet futja në Preshevë, bëri qënë autobus, të futet një polic simpatik, që na buzëqeshi dhe foli në gjuhë shqipe.
Unë jam shqiptar nga Presheva- tha ai, qihem Xhaferr Isufi, ju përshëndes të gjithave.Mos u shqetësoni, do të kaloni, nuk ka asnjë shkak për tu ndaluar hyrjen në Preshevë.Unë jam i vetmi polic shqiptar në këtë pikë kufitare të Serbisë, që punoj me serbët dhe ndjehem i lumtur që shoh motrat tona nga Shqipëria.
Kam dashur të kryej studimet për drejtësi në Tiranë, por më thanë se duhej të paguaja një shumë të hollash, ndaj studjoj në Nish .
Mundohem të ndihmoj shqiptarët, por sikurse ju thashë jam i vetëm.                             
    Xhaferri kishte shumë dëshirë të bisedonte gjatë me ne,  por ai u largua duke na thënë me keqardhje:
Duhet të largohem, pse mund të krijojnë ndonjë problem kamerat dhe ju prishet punë edhe juve, mua po se po.Rëndësi ka që të trokas në zyrën e drejtorit dhe të shpejtoj nisjen tuaj për në Preshevë- tha ai, duke u larguar vetëtimthi, por ai nuk e mësoi që aparati ynë e fiksoi duke u larguar me vrap prej nesh.
     Kur u kthyem e gjetëm sërish në turn Xhaferrin simpatik, por këtë herë, ai kishte ndryshuar.Ishte bërë serioz dhe na dhuroi një buzëqeshje të ftohtë.
Me të drejtë artisti I Popullit Skënder Sallaku tha si me humor, por që ishte e vërtetë.: Paska ngrënë një dru të mirë nga shefat e tij serbë, polici shqiptar, pse qëndroi gjatë e bisedoi me ne”.
  Pritja: Ndizet Presheva, lot malli, lule , këngë e valle.
  Asnjëra nga pjesmarrëset, qoftë nga Shqipëria apo edhe shtete e tjera, nuk e kishin imagjinuar këtë pritje të banorëve të Preshevës.Një varg I gjatë valltarësh, cyrle e daullet që gjënonin fort, na cuan në grumbullin e madh të preshevarëve që na përqafonin e dhuronin lule.
Një tabelë e madhe, që pushtonte qëndrën e qytetit shkruante me germa të mëdha:
Kuvendi i 9-të i gruas intelektuale shqiptare.Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”
-Mirëseerdhët në Preshevë- na thotë kryetari i Komunës  Ragmi Mustafa, që ishte në krye të atij grumbulli të madh njerëzish.Në sallën e këshillit të komunës, u bë takimi me të gjitha delegatet që kishin ardhur nga shtete e tjera, ndërsa mësuam me shqetësim atë cka ju kish ndodhur 15 intelektualeve të Malit të Zi, që ishin kthyer mbrapsh, pasi kishin hyrë nga kufiri me Kosovën.
Pas darkës të shtruar nga kryetari I Komunës, delegatet nga Shqipëria, udhëtuan drejt Bujanovcit, ku do të qëndronin për dy netë në hotelin me emrin e bukur “Rozafa”Ishte një natë e pagjumë, në pritje të fillimit të Kuvendit të 9-të të gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare.
  K U V E N D i
Në orën 10.. të datës 21 nëntor, ka celur punimet Kuvendi.400 gra intelektuale të ardhura nga trevat shqiptare dhe Presheva e Bujanoci, ndoqën punimet që zgjatën deri në orën 14.00 të asaj dite.
Pas ekzekutimit të hymnit kombëtar, Kuvendin e ka celur Artiste e Popullit Tinka Kurti, që i ka dhënë fjalën presidentes së Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” Zenepe Luka/
Në fjalën e saj, pasi falenderoi kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa për mbështetjen, bëri apelin e delegateve të ardhur nga trevat, ajo nënvizoi rrugëtimin emocional, por edhe të vështirë të gruas intelektuale shqiptare në Kuvendet e saj, që startoi me Kuvendin e parë në Vlorë më 18 prill të vitit 2002, për të vijuar në Prishtinë, Shkup, Kalabri, Ulqin, Stamboll, Prizren, Hajdelberg në Gjermani dhe Kuvendi i 9-të aq i dëshiruar në Preshevën shqiptare.
Në fund të fjalës deklaroi mbajtjen e Kuvendit të 10 të të gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare  në Bruksel më 18 prill të vitit 2011, në ditën e  90 vjetorit të lindjes së Ambasadores së Kombit Nermin Vlora Falaschi.
   Përshëndetje e kryatrit të Komunës Ragmi Mustafa;
  Fjala e tij prekëse nisi me fjalinë: Faleminderit Nermin Vlora, që sollët në Preshevën tonë të vuajtur dhe përmalluar 200 gra nga viset shqiptare dhe diaspora.Presheva prej shekulli e ka pritur këtë ditë të madhe, që do të mbetet në hisytorikun e Preshevës martire dhe të gruas shqiptare.
   Referati  Dr. Makbule Ceco
  “Roli dhe kontributi i gruas intelektuale shqiptare për gjatë historisë si faktor bashkëjetese në etni dhe integrim në hapsirën evropiane “ ka qënë tema e Kuvendit rreth të cilit diskutuan pjesmarrëset.
Gruaja e Preshevës, cel seancën e  diskutimeve.
  Në emër të grave të Preshevës Bujanocit dhe Metvegjës, përshëndeti intelektualja Havce Harasani.Fjala e saj ngjalli interest ë vecantë, pasi për herë të parë në jetën dhe aktivitetin e saj, gruaja intelektuale e Preshevës fliste e liurë mes motrave intelektuale të ardhura nga shumë vende për më tepër nga vendi-amë, Shqipëria.Ajo nënvizoi përpjekjet dhe sakrificën e grave shqiptare në këtë pjesë të Kosovës, por që qeveriset nga Serbia, për dije dhe kulturë, për të përcjellë traditat e Kombit tek brezat, por edhe për të kontribuar në bashkëjetesën në etni dhe për të treguar vehten një grua europiane, pjesë e një populli të lashtë dhe patriot.
  Tinka Kurti:Artiste e Popullit.
Cfarë ndodhi 30 vjet më parë në këtë sallë të Preshevës.
.Ajtene   Krasniqi  Prishtinë
Shpresa   Merkaj     Maqedoni
 .Nadire   Hakaj    Singen  Gjermani
.Hatixhe  Nelaj   Mali i Zi
 .Silvana  Brace     Itali
 Zela   Ferati   Në emër të grave came në Shqipëri.
   .Teuta   Daullexhiu    Prizren
 Afërdita   Xheladini   Haidelberg  Gjermani
  . Fatime  Kabashi    Mitrovicë
   .Shqipe   Boshnjaku    Gjakovë
  Rezoluta e Kuvendit:
     Zylfie Duraku-Gjoni , kryetare e degës së Fondacionit “Nermin Vlora” në Ulqin, paraqiti rezolutën e Kuvendit, cfarë u arrit dhe cfarë mbetet për të realizuar më tej deri në mbajtjen e Kuvendit të 10 më 18 prill të vitit 2011 në Bruksel.
  -Vlerësimi me Mirënjohje”
  Komuna e Preshevës, vlerësoi me “Mirënjohje” për punën me gruan 10 gra intelektuale ku nga Shqipëria ishin: Dr Makbule Ceco, Artistet e Popullit Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa dhe Zenepe Luka.
Kuvendi vendosi që Kuvendit të 10- të gruas intelektuale shqiptare që do të mbahet në Bruksel dhe në vijim, të jenë të ftuar nderi zotërinjtë:Prof.Dr Ramadan Muja kryetari i Komunës Prizren, Gëzim Hajdinaga kryetari i Komunës Ulqin, Ramiz Metko kryetari I komunës Strugë dhe Baftjar Zeqo kryetrari i bashkisë së Fierit.
  Ekspozitë me piktura
 Krijimet e piktores Lumturi Blloshmi dhe grafikat e Flutura Maci,  ashtu edhe krijime me autore grad he për gruan, u ekspozuan në hollin e pallatit të Kulturës, që u ndoiqën me shumë interes  jo vetëm nga pjesmarrëset në Kuvend.
  Spektakël tek “Europa 2 Torta e suksesit të Kuvendit dhe ditëlindjes së Silvana Braces.”
     Kryetari I Komunës Ragmi  Mustafa, në mbyllje të Kuvendit ka shtruar një darkë me pjesmarrjen e 400 grave , por që është shndruar në një spektakël të vërtetë.Aty janë bërë recitime nga artiste e Popullit Margarita Xhepa, janë ekzekutuar disa numura nga magjistari Nadir, skece nga Artisti I Popullit Skënder Sallaku, ndërsa këngëtarja vlonjate Ludmilla Baballëku, ka interpretuar shumë këngë nga krahina të ndryshme.
Mbrëmja u kurorëzua me një tortë të madhe, që simbolizonte suksesin e Kuvendit, por edhe ditëlindjen e Silvana Braces, që ishte një surprizë për të dhe të gjitha pjesmarrëset.
           Në këtë mbrëmje u ngrit një shëndet edhe për ata që mundësuan shpenzimet e udhëtimit të pjesmarrëseve nga Shqipëria, që janë: Kryetari I bashkisë Fier Baftja Zeqo, deputeti I Qarkut të Vlorës Shpëtim Idrizi, biznesmenia vlonjate Bukurie Haxhiraj dhe  firma Duka.
  Flasin pas Kuvendit:
 Dr. Makbule Ceco
  Tema e këtij kuvendi “Roli i gruas shqiptare në rrjedhat e gjithmbarëshme të historisë si faktor i rëndësishëm bashkëjetese në etni dhe në proceset aktuale integruese në hapsirat europiane” është tepër domethënëse, problematika tejet e rëndësishme dhe mjaft e gjërë, por unë do të vecoja e do të ndalesha në idenë aksiomatike se bota është në një proces lëvizjeje, ndryshimi dhe integrimi të pandërprerë, të shpejtë, të vrullshëm të cilin mund ta nxisim, favorizojmë dhe përshpejtojmë, në vartësi të filozofisë nga udhëhiqen, të  politikave që ndiqen, nga tërheqja e të gjithë aktorëve sociale përmes krijimit të kushteve e shanseve paritare, në zbatimin e këtyre politikave, dhe në këtë kuadër, nga vendosja e harmonisë,ekujlibrit dhe e ballancave gjinore, por edhe në aspektin etnik,në aspektin bashkëjetues e mirëkuptues,gjithëpërfshirës.
Në këtë kontekst do të vleresoja këtë Kuvend Mbarëkombëtar të Gruas Shqiptare si një eveniment me rëndësi të veçante në evidentimin e misionit fisnik të gruas shqiptare për fisnikërimin dhe emancipimin e shoqërisë, komunitetit, familjes, si një nga rrugët efikase për krijimin edhe të mjedisit, të klimës pozitive dhe të hapësirave për zhvillimin e personalitetit dhe rolit të saj, mbasi sot,jo vetëm është vërtetuar,por edhe gjithëpranuar postulati se “Kur gratë përparojnë, e gjithë shoqëria përfiton dhe brezave të ardhshëm u ofrohet një fillim më i mirë në jetë”.
  Lumnije Elmazi Strugë:
Jemi befasuar me pritjen e shqiptarëve të Preshevës, por edhe me nivelin e organizimit të Kuvendit të 9-të të gruas intelektuale shqiptare të ardhura nga shumë shtete.Ishte një zë I fuqishëm, bashkuyar p[ër një qëllim të vetëm:Që gruaja të luajë rolin e saj për bashkëjetesë mes etnive dhe për integrimin në evropë.
 Myhybe Moizël. Gjermani.
  Kam ardhur nga Gjermania, jam sekretare e degës së Fondacionit “Nermin Vlora” në Hajdelberg .Ne menduam se organizimi I kuvendit te 8-të në Hajdelberg ishte I nivelit me të lartë, por jo.Ajo cfarë pamë në Preshevë, është e paarritëshme, si nga pritja që na bënë mijëra shqiptarë të Preshevës, burra e grea, djem e vajza, ashtu edhe për nivelin që pati organizimi I këtij Kuvendi.Ishte prekës fakti që referuan shumë intelektuale nga Shqipëria, Kosova, Mali I Zi, Gjermania, Italia, Maqedonia, gruaja e Preshevës, që kërkon mbështetje dhe refreni ishte: Të kërkojmë të drejtat tona,
Ju cfarë keni mundur të bëni në Gjermani?
Tregojmë përkujdesje për gruan emigrante nga Shqipëria, për të zgjidhur problemet e shumta që ka.Në një farë mënyrë jemi një strehëz ku shqiptaret gjejnë mbëhtetje…
SËhkollimi I fëmijve, janë ndarë sipas klasave e moshës.Gjetëm një grua me dy fëmijë në stacionin e trenit, I sistemuam duke I sitemuar.
  Margarita Xhepa Artiste e Popullit.
  Jam jashtëzakonisht e impresionume nga Kuvendi që u mbajt në Preshevë, cdo gjë ishte e përkryer.Presheva foli me gjuhën e mallit të dashurisë, të ndihmës për të ardhmen.
Është fondacioni “Nermin Vlora” që po bashkon zërin e gruas shqiptare kudo që është nëpër botë, tashmë për ti shtrirë dorën edhe gruas së Preshevës në Serbi, që të bashkohet me ne.Unë kam recituar në shumë skena, por emocionet që më ngjalli Presheva, nuk do ti harroj kurrë.
  Baftjar Zeqo kryetari i bashkisë Fier:
  Ishit I ftuar në Kuvendin e 9-të të gruas intelektuale në Preshevë.Cilat janë përshtypjet tuaja, teksa jrni në kthim?
  Për të qënë I sinqertë, ju them se nuk e kasha menduar se do të arrinte në këto nivele Kuvendi I 9-të I gruas intelektuale shqiptare që I mbajt në Preshevë dhe që organizohet nga Fondacioni “Nermin Vlora”
E konstatuam të gji9thë se Presheva kish nevojë për një kuvend të tillë, me pjesmarrjen e grave intelektuale nga shumë shtete.Vetëm kontakti fizik, sa emocione prodhoi, ndërsa diskutimet e grave ishin shpresë edhe për gruan e Preshevës.
Unë I njoh veprimtaritë e Fondacionit “Nermin Vlora” dhe kam dashur që të ecë mirë dhe në Kuvendin e Preshevës knstatova që ka ngritur nivelet, si nga pjesmarrja, ku bëjnë pjesë personalitete të artit dhe shkencave të tjera, por edhe niveli I diskutimeve.Teksa kthehem nga ky kuvend që na la mbresa t5ë vecanta, do ti kërkoj shoqatës së bashkive që ta mbështesin këtë forum gruaje
  Tinka Kurti Artiste e Popullit.
  Unë pata fatin të celu punimet e Kuvendit të 9-të të gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare dhe provova emocionet e mëdha.Përshëndeta atë masë të madhe grashë të ardhura nga shumë treva, gruaja është një forcë e madhe. Gjysma e popullsisës dhe pa neve nuk do të ishte bota.Kam dëshirë që të theksoj sërish atë shprehjen që ka thënë një poet i madh: Në prehrin e nënave rriten kombet.Nuk kanë arësye pse të mburren burrat, jemi ne, natyra na ka falë dhuntinë që të bëhemi nëna, burrat,jo.
Ashtu sit ë gjitha delegateve pjesmarrëse në këtë Kuvend, të ardhura nga shumë shtete, edhe mua më dha kënaqësi, më bëri të lumtur.Kujtim të shtrenjtë tëkëtë herë kam “Mirënjohjen: që më dha Presheva, pas 30 vitesh që vija për herë të dytë, tashmë si përfaqësuese e fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”
  Tinka Kurti:Cfarë përjetova 30 vjet më parë:
  Kjo ishte edhe përmbajtja e diskutimit tim në Kuvend.Në vitin 1980, plot 30 vjet më parë, kur unë isha në teatrin e Shkodrës, u hap një dritë jeshile që edhe aktivitetet artiustike të shkonin në Preshevë, kishin shkuar edhe më parë, sikurse ishte “Erveheja”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, kishin hyrë dhe kishin dalë personalitete të Kulturës dhe artit, sikurse ishte Nexhmie Pagarusha, Bekim Fehmiu, që kish ardhur për të parë dhe filmin “Yjet e netëve të gjata, ku unë insterpretoj nënë Pashakon”.
Duket na aerdhi rradhe edhe neve të shkojmë për të shfaqur “Baca e gjetajve” në Preshevë.Ishte në plan për të bërë shfaqje në Preshevë, e denim që ka një copë tokë shqiptare  nën sundimin e Serbisë.Shkuam tek Ministri I Kulturës Ymer Jaka dhe I thamë: Duam të shkojmë në Preshevë, ndërsa ai na u përgjigj: Nuk ka shqiptarë atje, nuk ka teatër, është larg.Me këmbënguljen tonë aid ha urdhër që të shkonim për në shfaqje.Shkuam në teatër, por nuk ishte I përfunduar.
-Ska gjë – ju thamë do ta japim shfaqjen në ato kushte.
Atëherë e kompletuam disi skenën dhe megj9ithë mngësitë, u veshëm e dhamë shfaqjen. E parë.Nuk kishte karrike, ishin sajur për të ndenjur, gjykoj se ishte një shfaqje protokoll,  ishte e kontrolluar.Menduam të japim edhe një shfaqje të dytë, që ishte e mrekullueshme,  me një entusiazëm në rritje.Për hir të së vërtetës, them se mbetëm të kënaqur për shfaqjen e dytë.Pas kësaj  u bëmë gati për tu larguar, menduam se e kishim kryer detyrën tonë, por jom ngjau dicka e pabesueshme. Krejt papritur godina e teatrit ishte e rrethuar nga shqiptarët, që thërrisnin: Duam shfaqje sonte, duam shfaqjen e tretë.Kishim kaluar një ditë të lodhshme, kishim ardhë nga Prishtins, një vizitë në një gjimnaz, një tjetër vizitë në një fabrikë ku ptodhjoheshin qeska plastmasi dhe ja duhej plotësuar kërksa për të bërë shfaqjen e tretë, ndërsa ne kishim ardhur vetëm për një.
Të gjithë kthyem kryet nga Ndrekë Luca, pasi ai kishte rolin kryesor dhe Ndrekë tha I vendosur: Ta bëjmë edhe shfaqjen e tretë.
Kur u hap sipari, pamë një mizëri njerëzish që duatrokisnin, që thërrisnin dhe që na e bënë të pamundur që të nisnim shfaqjen.E hapëm dhe mbyllëm disa herë siparin, ishte e pamundur të fillonte shfaqja.Atëherë ka dalë një person në skenë dhe I është drejtuar publikut, duke I thënë: Ju lutemi, pushoni që të fillojë shfaqja, pasi artistët duhët të nisen sonte për në Prishtinë.Pas kësaj fjale, sikur ranë në qetësi, por ajo nukm zgjati shumë.Gjithësesi shfaqja u dha, ishte shfaqja më e bukur që kemi dhënë në Kosovë, kjo shfaqja e natës së tretë “Baca e Gjetajve” në Preshevë.
Preshevasit na pritën sat ë zhvisheshim dhe të na shpqëronin me përshëndetje , duke u rënë xhamave deri sa u largua autobuzi.Ne u larguam duke dëgjuar thirrjet e tyre: Përshëndetni Tiranën, të fala Tiranës.Mos na harroni, eni përsëri.
Kujtimet:
Unë sit ë gjithë artistët e trupës muarëm me vehte emocione, që nuk mund të harrohen si dhe një cantë plastike, që e kam ruajtur si gjë të shtrenjtë nga ai takim.
  Cfarë ishte kjo cantë?
Na dërguan për vixitë në një fabrikë, ku punonin shqiptarë dhe prodhoheshin këtë qeska.Kur u larguam na e dhanë si peshqesh një me vehte.E kam ruajur si gjë shumë të shtrenjë nga Presheva, nuk më ka lënë ndonjë mbresë as fustani që bleva, as këpucët, përvec kësaj strajce, që e ruaj si kujtim të vyer të jetës sime.
 Pronari i hotelit në Bujanoc
Bejadin Hasani
  Është një investim I madh, që është ngritur me mund dhe vështirësi të shumta.Që para luftës në Kosovë unë jam marrë me tregti, kryesisht me pije, eci biznesi.Pas luftës jemi marrë me sigurimin e materialeve ndërtimore që ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme për të ndërtuar shtëpitë që u shkattëruan.
Fillimisht nuk ksm dashur të trasportoj mallra ndërtimi nga Serbis në Kosovë, por kur filluan të tjerët edhe unë bashkë me ta.Më pas fillova trasportin re mobiljeve.Bleva 5 kamionë dhe  për gjatë tre vjetëve u bë një  punë e madhe, që solli edhe fitime të mëdha.
Mendfova të ngre këtë hotel-restorant.Në fillim bleva tre ara nga pronari serb në një sipërfaqe prej 5300 metra katrorë, duke I dhënë në dorë 250 mijë marka.Projektin e bëri një djalë ngta Tuirana dhe sikurse e shihniu është gjithcka shqiptare.I vura emrin e bukur Rozafa.Një hotel 4 katësh me tre salla.Vijnë ndërkombëtarët më shumë, por edhe diplomatët.Ka qënë vazhdimisht edhe ambasadori shqiptar në Beograd, Shpëtim Caushi, ishte edhe Ilir Meta në një drekë.
Kam qënë I dënuar pasi kur isha në shkollën e mesmem organizonium lëvizjen, shpërndanim libra, shumë prej të cilave ishin të Enver Hixhës. U dënova 5 vjet burg, në Vranjë, sepse ne jemi në Qarkun e Vranjës. Më iku shkolla e mesme në burg.Kur u ktheva e përfundova në privat, fillova fakultetin ekonomik, në vitin 1991, por më larguan kur muarën vesh se kam qënë në burg, më cuan ushtar në Slloveni.
 E  ndjejmë shtypjen që bën Serbia në Bujaonc, Preshevë kudo ka shqiptarë.Janë popull shumë fanatic, të cuditëshëm, madje duhet bërë një studim, kurse ne shqiptarët jemi më tolerantë.Ne shkojmë në lokalet serbe, ata nuk vijnë tek ne, vecanërisht këtu nuk vijnë.Një pjesë mendojnë se është Kosovë, një pjesë e dinë që është Serbi, por kanë frikë.Në hotelin tim vijnë organizatat e huaja, që thyen akullin.Shefi i OSBE për këtë trevë, jeton këtu prej dy vjetësh.
I biri I gjykatësit që më kanë dënuar mua, është në pushtetin lokal këtu në komuinën Bujanovc, shefi i administratës.Ka dënuar qindra shqiptarë, jo vetëm mua.
Kjo eshte situata e padeshirueshme, por qe e perjetojme- thote ai.
Sa shumë vajza me emrin Vlora.
  Në bashkëbisedim me gra të Preshevës, na thonë se ka shumë vajza me emrin Vlora dhe përmendin një 17 vjrcare Vlora Hamiti, që vazhdon shkollën për balet në Prishtinë.
Lumnije Shaqiri mësuese e anglishtes prej 3o vjetësh.Kam nusen nga Saranda, Eda Vaso e quajnë, është ekonomiste dhe punon në Union bank në Prishtinë.Im bir Agron Shaqiri ka studjuar në Tiranë dhe atje janë njohur dhe kurorëzuan dashurinë me martesë dhe kanë dy fëmijë.Edhe motra ime, nusen e ka nga fshati I Agron Llakajt, Memaliaj, që kanë lindur një djalë.
Nuse plot nga Shqipëria, por nuk mungojnë edhe vajzat nga Presheva që janë bërë nuse në Shqipëri.Përmendin një gazetare që është martuar me Erjon Delin nga Shkodra, tani jetojnë në Prishtinë.Alban Pilafi, djali I motrës është martuar me një tiranase, Aurora e ka emrin..
Duke u larguar nga Presheva, muarëm emocione të papërsëritshme, por njëherësh mësuam se aty ka shumë vajza me emrin Vlora.Kjo ishte një lidhje më shumë me Flamurin dhe Nermin Vlorën.
Në  kthim:
Universiteti në Preshevë.
Në ditën e analfabetit shqip-Kongresi i Manastirit.
Gazmend Arifi Drejtori ekzekutiv i Universitetit ndërkombëtar të Strugës, dega në Preshevë.Kemi katër fakultete, ai I ekonomisë. Shkenca politike, teknologji informative dhe juridiku, është viti I parë që ka filluar me 63 studentë, 25 vajza, kemi 15 stuidentë në sistemin e studimeve master.Kemi profesorë të nderuar sikurse është rektoriLisen Bshkurti, presim liberilizimin e vizave që ai të vijë në Preshevë, Luan Hajdaraga..Studentë të këtij universiteti janë nga Presheva, Bujanoci
Kontributi i kryetarit të bashkisë së Strugës
Ka dhënë një përkrahje shumë të madhe.
Do të jepet një dokumentar për historikun e arsimit shqip, një fjalë rasti për alfabetin shqip, një actor amator në Universitet ka një monolog.
Në sallë një leksion, do të vijë edhe juria, pasi këtu ishte java e komedisë shqiptare.
Stafi pedagogjik është 30 veta, një numur I konsiderueshëm janë femra.Nga Shqipëria?
Dr.Prof. Astrit Memja, Bashkim Rama dr, prof.Luan Hajdaraga.Të gjithë profesorët që japin mësim në Strugë, japion edhe këtu.Aleksandër Biberaj ka pasaportë diplomatike dhe presim të vijë.Nuk duam ti bëjmë presion qeverisë serbe, nga e cila nuk kemi përpkrahjen e duhur.
Kemi përkrahjen e madhe të Strugës, Tiranës dhe kjo mjafton, që net ë arrijhmë suksesin.
-Paisemi me diploma të Strugës, që janë ndërkombëtare
Shpresa Metko: bashkëshortja e Ramiz Merko
Me sakrifica shumë të mëdha me organet shtetërore serbe është bërë e mundur celja e tij.
Kemi vuajtur gjithmonë për ABC, sot kemi universitete në Strugë
Me këtë Universitet ne kemi hyrë në Europë

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

Një kangë e cila me percjelli në jet me plot Nostagji