Nermin Vlora

Nermin Vlora, Falaski

Nermin Falaski Vlora, lindi më 18 prill të vitit 1921 është shkrimtare dhe studiuese shqiptare. Ajo kreu studimet e larta për shkencat juridike në universitetin e Sienes në Itali, ndërsa u dekorua për gjuhësinë e krahasuar. Njohëse e disa gjuhëve të huaja dhe studjuese erudite, numëron mbi 35 vëllime poetike, romane, studime, etj. Me rëndësi për kulturën shqiptare është studimi “Lashtësia e gjuhës shqipe –sipas dokumenteve epigrafike nga Egjeu deri në Atlantik”. [redakto] Veprat letrare Ndër veprat e tjera të saj, përmendim : “Zotërimi i kohës” “E nesërmja e kohës” “Kujtimet e Ismail Qemal bej Vlorës” “Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët”

12.2.11

Qyteti i jep përkrahje regjistrimit të shoqatës

Nga Xhevat Muqaku

Të premten në mbramje, në sallën e restaurantit Aurora në Singen, për rreth emrit të së madhes Nermin Vlora Falaski ishin mbledhur pos zyrtarëve të qytetit të Singenit, edhe konsulli i republikës së Malit të zi- shkelqësia e tij z. Nikollë Lulgjuraj, perfaqësueset e grupimit, " Shujtë për mysafirët", perfaqësueset e shoqatës së gruas "Nëna Terezë" nga Heidelbergu dhe bashkatëdhetarë tanë me familjet e tyre.
Të gjithë së bashku vendosën pas leximit të Statutit nga zotëriu Sylejmani si dhe plotësimit të kryesisë së zgjedhur me datë 08.03 të këtij viti, që shoqata me emrin " Nermin Vlora Falaski", të regjistrohet tek organet përkatëse të qytetit. Ndihmuan zonjën Nadire Hakaj, kryetaren e shoqatës, me konsulta dhe në vepër zotrinjët Konradi, Kolb, Sylejmani si dhe zonja Mohrle.
Kjo shoqatë nuk ka qëllime fitimprurëse, ka për qëllim ndihmën e nevojtarëve në atdhe dhe gjetiu. Grumbullimi dhe shpërndarja e ndihmave në përkrahje të banorëve të viseve të Shkodrës, çë pësuan nga vërshimet u realizua në bashkpunim me shoqatën " Shujtë për mysafirët" dhe shoqatat e bashkatëdhetarëve tanë në Gjermani.
Kryesinë e shoqatës " Nermin Vlora Falaski", dhe të pranishmit i përshendetën me radhë, shkëlqësia e tij, zotériu Lulgjuraj, zyrtari i qytetit të Singenit- zotëriu Kolb, kryetarja e shoqatës së gruas " Nëna Terezë" nga qyteti i Heidelbergut- zonja Xheladini, kryetari i shoqatës " Rinia" nga Singeni- zotëriu Hasan Hajdari, si dhe me telegram, zonja Shefika Gjoni, udhëheqëse e shoqatës së gruas nga republika e Malit të Zi.
Në përfundim të kësaj mbramje, kryetarja Nadire Hakaj, falenderoi të gjithë pjesmarrësit për përkrahjen dhe kontributin e dhënë në regjistrimin e shoqatës " Nermin Vlora Falaski". Ajo ndër tjerash informoi se kuvendi i ardhëshem i fondacionit "Nermin Vlora Falaski" do të organizohet në qytetin e Preshevës me datë 21 nëntorë të këtij viti.




Geen opmerkingen:

Een reactie posten

Një kangë e cila me percjelli në jet me plot Nostagji